OKB: 22 milion njerëz në Jemen nuk kanë ushqime
Një prej ekspertëve të OKB ka shprehur shqetësimin mbi situatën e krijuar në Jemen dhe ka thënë se 22 milion jemenas nuk kanë ushqime.
Raporti i OKB mbi gjendjen në Jemen tregon situatën e rënduar njerëzore, higjienike, shëndetësore dhe ushqimore të këtij vendi. Astrid Stokelberg thotë se populli jemenas jeton në kushte tepër të rënda. Sipas tij 22 milion jemenas kanë nevojë për ndihme me ushqime, medikamente dhe ndihma të tjera për jetën. Ai thotë se shumica e banorëve të Jemenit ndodhen në një fazë të rrezikshme për jetën në Jemen. Sëmundja e kolerës rrezikon jetën e miliona njerëzve në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.