Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmojnë shtëpitë e palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83166-forcat_ushtarake_të_regjimit_sionist_sulmojnë_shtëpitë_e_palestinezëve
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të mërkurën) kanë kryer sulme dhe bastisje në mbi 50 shtëpi palestineze në Tul Kerem dhe Nablos të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe gjatë këtij agresioni kanë shkatërruar disa shtëpi të palestinezëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 21, 2018 15:15 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmojnë shtëpitë e palestinezëve

Forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të mërkurën) kanë kryer sulme dhe bastisje në mbi 50 shtëpi palestineze në Tul Kerem dhe Nablos të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe gjatë këtij agresioni kanë shkatërruar disa shtëpi të palestinezëve.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se si pasojë e agresionit të forcave sioniste në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, janë zhvilluar edhe përleshje të ashpra mes palestinezëve dhe sionistëve dhe ushtarakët sionist kanë sulmuar palestinezët me plumba luftarak dhe me gaz lotsjellës.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë arrestuar edhe 9 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordanit në Palestinë.