Princi i Abu Dhabit paditet për krime në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83177-princi_i_abu_dhabit_paditet_për_krime_në_jemen
Një grup i të drejtave të njeriut me bazë në Francë ngriti një padi kundër Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed al-Nahyan, të mërkurën pasi ai arriti në Paris për t'u takuar me kryeministrin francez Edouard Philippe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2018 16:46 Europe/Tirane
  • Princi i Abu Dhabit paditet për krime në Jemen

Një grup i të drejtave të njeriut me bazë në Francë ngriti një padi kundër Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed al-Nahyan, të mërkurën pasi ai arriti në Paris për t'u takuar me kryeministrin francez Edouard Philippe.

Një padi e paraqitur nga Aleanca Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive (AIDL) dhe një numër jemenasish akuzuan princin e kurorës së Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed al-Nahyan për "krime lufte, pjesëmarrje në aktet e torturës dhe krime çnjerëzore në Jemen", raportoi Le Figaro. Avokati i grupit AIDL, Joseph Breham tha se princi Mohamed, i cili është zëvendëskomandanti suprem i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, është përgjegjës për sulmet që vrasin civilët jemenas. " Ai ka urdhëruar bombardimet kundër civilëve në territorin e Jemenit", theksohet në tekstin e padisë. Prokurorët francezë po shqyrtojnë një padi të ngjashme të paraqitur në prill nga Qendra Ligjore për të Drejtat dhe Zhvillimin kundër Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, kur ai ishte në një vizitë shtetërore në Francë.