Jemeni: Amerikanët kanë hyrë në lojë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83227-jemeni_amerikanët_kanë_hyrë_në_lojë
Sipas kreut të Qendrës së Observatorit Demokratik të Jemenit, Shtetet e Bashkuara synojnë të përfitojnë nga hyrja në luftën e Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2018 15:47 Europe/Tirane
  • Jemeni: Amerikanët kanë hyrë në lojë

Sipas kreut të Qendrës së Observatorit Demokratik të Jemenit, Shtetet e Bashkuara synojnë të përfitojnë nga hyrja në luftën e Jemenit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së Heather Neuert tha se Shtetet e Bashkuara propozojnë që porti Hudejeda i Jemenit, ku ka një konflikt të madh, t'i transferohet një pale "të paanshme". Në deklaratën e Neuert thuhet: Porti Hudejda duhet t'i transferohet një pale të paanshme për të përshpejtuar zgjerimin e ndihmave, për të luftuar krizën humanitare dhe për të parandaluar përdorimin e këtij porti për trafikimin e armëve, tregtinë e paligjshme dhe financimin e luftëtarëve Huthi. Abdul Vehab al-Shurafi, kreu i Qendrës së Observatorit Demokratik të Jemenit për agjencinë e lajmeve Sputnik tha se Hudejda ka një rëndësi të madhe për vendin dhe tani do të vendoset  për fatin e këtij vendi. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit në takim me Mahdi Al-Mashat, kryetari e këshillit të lartë politik të Jemenit në Sana, ka biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në këtë vend dhe për rifillimin e negociatave për paqe. Martin Griffiths, përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit, në takim me Mahdi Al-Mashat gjithashtu ka biseduar edhe për pengesat e dërgimit të ndihmave humanitare në portin Al-Hudejdah dhe nevojën e rihapjes së porteve dhe aeroporteve të Jemenit duke përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Sanas.