Zhvillohen zgjedhjet formalitet në Bahrejn
Zgjedhjet parlamentare dhe të këshillave lokalë të Bahrejnit kanë filluar sot në mëngjes në rrethana kur opozitarët e regjimit Al Khalifa kanë bojkotuar tërësisht këto zgjedhje.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se të shtunën në mëngjes janë hapur qendrat e votimit në provinca të ndryshme të Bahrejnit ndërkohë që banorët e rajonit Kerane në Brehrejn me anë të një deklarate, kanë theksuar mbështetjen ndaj qëndrimit të autoriteteve fetare për bojkotimin e zgjedhjeve formale të regjimit Al Khalifa.
Edhe banorët e rajonit Buri gjithashtu kanë kundërshtuar organizimin e zgjedhjeve dhe kanë deklaruar se nuk do t'i japin rëndësi kërcënimeve të regjimit Al Khalifa për t'i detyruar njerëzit të marrin pjesë në zgjedhje.
Organizata kombëtare islame "Al-Vefak" gjithashtu ka bojkotuar tërësisht këto zgjedhjeve.