Zbulimi i komplotit amerikan kundër Hashd al-Shabit në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83258-zbulimi_i_komplotit_amerikan_kundër_hashd_al_shabit_në_irak
Një deputet irakian ka njoftuar për një komplot të SHBA për të sulmuar forcat Hashd al-Shabi në Irak. Karim Alivi tha se forcat amerikane filluan të identifikojnë dhe të mbledhin informacione rreth bazave të Hashd al-Shabi, të cilat janë të bazuara në kuadër të divizionit të pestë të Policisë në Bagdad.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2018 16:18 Europe/Tirane
  • Zbulimi i komplotit amerikan kundër Hashd al-Shabit në Irak

Një deputet irakian ka njoftuar për një komplot të SHBA për të sulmuar forcat Hashd al-Shabi në Irak. Karim Alivi tha se forcat amerikane filluan të identifikojnë dhe të mbledhin informacione rreth bazave të Hashd al-Shabi, të cilat janë të bazuara në kuadër të divizionit të pestë të Policisë në Bagdad.

Alivi, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë të kapin koordinatat e Hashd al-Shabi në Bagdad, i kërkoi kryeministrit irakian Adel Abdul Mahdi të reagojë kundër komploteve të tilla dhe kundër atyre që punojnë me amerikanët në këtë drejtim. Gjatë javëve të fundit, një numër i zyrtarëve politikë dhe të sigurisë irakiane në mënyrë të përsëritur kanë paralajmëruar për lëvizjet e reja të SHBA në kufirin sirian me Irakun dhe mundësinë e infiltrimit të elementëve të ISIS në vend dhe i bënë thirrje qeverisë të përcaktojë praninë e trupave amerikane në territorin irakian.