Arabia Saudite vret 6 pjesëtarë të një familjeje në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83331-arabia_saudite_vret_6_pjesëtarë_të_një_familjeje_në_jemen
Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë vrarë 6 pjesëtarë të një familjeje në bombardimin e kryer në fshatin Jamuna pjesë e provincës Hexha.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2018 05:21 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vret 6 pjesëtarë të një familjeje në Jemen

Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë vrarë 6 pjesëtarë të një familjeje në bombardimin e kryer në fshatin Jamuna pjesë e provincës Hexha.

Burimet informative njoftojnë se në këtë sulm janë plagosur edhe 3 persona të tjerë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.