Grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me vrasja 5490 persona në Siri
Grupi i Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut në Siri ka deklaruar se grupi terrorist ISIS në 53 muajt e kaluar ka ekzekutuar me vrasje, prerje koke etj., 53490 persona.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky grup i lidhur me kryengritësit e armatosur në Siri, ka deklaruar se me ekzekutimin me vrasje të 16 personave të tjerë në Dejrul-Zur dhe Idlib, grupi terrorist ISIS në Siri ka ekzekutuar me vrasje dhe forma të tjera 5490 persona.
Sipas këtij raporti, në muajin nëntor, grupi terrorist-takfirist ISIS ka ekzekutuar me vrasje 16 persona të tjerë në provincat Dejrul-Zur dhe Idlib.
Nga 14 qershori i vitit 2014 e deri më 29 nëntor të vitit 2018, do të thotë përgjatë 35 muajve nga shpallja e “khalifatit” të grupit terrorist ISIS, 3084 civilë sirianë në mesin e tyre 128 fëmijë dhe 180 gra janë ekzekutuar me vrasje nga ky grup terrorist-takfirist.
Këta civilë sirianë janë ekzekutuar në forma të ndryshme si duke u qëlluar me plumb drejtpërdrejtë, me prerje të kokës, duke u goditur me gurë, duke u djegur për së gjalli ose duke u hedhur nga objekte të larta.