Arabia Saudite vazhdon krimet në Hudejda
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83480-arabia_saudite_vazhdon_krimet_në_hudejda
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar 30 herë qytetin port Hudejda në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2018 04:35 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vazhdon krimet në Hudejda

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar 30 herë qytetin port Hudejda në Jemen.

Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, në 24 orët e fundit avionët saudite kanë bombarduar të paktën 30 herë qytetin Hudejda në perëndim të vendit duke lënë të vrarë 10 dhe të plagosur të paktën 60 persona. Muhamed Abdul’selam zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah në një twit të tij ka shkruar se këto bombardime tregojnë pamundësinë e Arabisë Saudite për të depërtuar në këtë qytet. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marrë jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.