Siria zbulon armë të reja të prodhuara nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83506-siria_zbulon_armë_të_reja_të_prodhuara_nga_shba
Forcat e sigurisë siriane kanë zbuluar sasi të armëve të prodhuara në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera perëndimore që u përdorën nga terroristët takfiristë në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 01, 2018 20:21 Europe/Tirane
  • Siria zbulon armë të reja të prodhuara nga SHBA

Forcat e sigurisë siriane kanë zbuluar sasi të armëve të prodhuara në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera perëndimore që u përdorën nga terroristët takfiristë në Siri.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA njoftoi se trupat qeveritare nisën të shtunën një operacion pastrimi në fshatrat e çliruar në jug dhe zbuluan lloje të ndryshme të armëve, përfshirë raketat TOW të prodhuara nga SHBA-të dhe më shumë se 100,000 mitralozë. Arsenali i armëve gjithashtu përfshin pajisje që lidhen me "grupin e ndihmës" Helmetat e Bardha të mbështetura nga SHBA, i cili akuzohet se punon me terroristët dhe kryen sulme të rreme kimike në Siri.