Njësitë e dronëve të Jemenit sulmojnë pozicionet e agresorëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83546-njësitë_e_dronëve_të_jemenit_sulmojnë_pozicionet_e_agresorëve_sauditë
Njësitë e artilerisë dhe njësitë e dronëve të Jemenit sulmuan të dielën pozicionet e agresorëve dhe mercenarëve sauditë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2018 17:00 Europe/Tirane
  • Njësitë e dronëve të Jemenit sulmojnë pozicionet e agresorëve sauditë

Njësitë e artilerisë dhe njësitë e dronëve të Jemenit sulmuan të dielën pozicionet e agresorëve dhe mercenarëve sauditë.

Sipas rrjetit informativ jemenas Al-Masira, në natën e së dielës, pozicionet e agresorëve dhe mercenarëve sauditë në bregun perëndimor të Jemenit u vunë në shënjestër nga sulmet e ushtrisë jemenase dhe komiteteve popullore. Këto sulme të kryera në provincën Hudejda në perëndim të Jemenit, shkaktuan dhjetëra të vrarë e të plagosur në radhët e forcave saudite si dhe dëme të shumta materiale. Koalicioni i vetëshpallur arab, i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që nga qershori nisi sulme masive për të pushtuar portin Hudejda në perëndim të Jemenit, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për përkeqësimin e kushteve humanitare. Nga ana tjetër, shefi i Komitetit Suprem të Revolucionit të Jemenit tha se vendosja e ndonjë kushti nga koalicioni saudit para mbajtjes së bisedimeve të parashikuara në fillim të dhjetorit me palët jemenase po pengon përpjekjet e të dërguarit të OKB-së për rivendosjen e paqes. Muhamed Ali al-Huthi në faqen e tij Twitter, shkruante: "Mendoj se i dërguari i OKB-së, pas leximit të raportit të dështimit të raundeve të mëparshme të negociatave, tani është i vetëdijshëm se çdo kusht nga koalicioni saudit, Emiratet e Bashkuara Arabe, amerikanët dhe aleatët e tyre përpara mbajtjes së bisedimeve nuk kanë për të bërë asgjë, por do përsërisin pengesat e kaluara, gjë që ka çuar në dështimin e bisedimeve të mëparshme ".