Katari do të largohet nga OPEC-u
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83553-katari_do_të_largohet_nga_opec_u
Kompania e naftës së Katarit njoftoi se ky vend prej janarit 2019 do të largohet dhe dalë nga organizata e vendeve prodhuese të naftës OPEC.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2018 06:18 Europe/Tirane
  • Katari do të largohet nga OPEC-u

Kompania e naftës së Katarit njoftoi se ky vend prej janarit 2019 do të largohet dhe dalë nga organizata e vendeve prodhuese të naftës OPEC.

Sa’ad Kaebi ministër i energjisë së Katarit në një konferencë për shtyp në Doha njoftoi vendimin e qeverisë për të dale nga organizata OPEC pas 57 vitesh anëtarësim në këtë organizatë. Ai tha se vendimi është marrë për arsye teknike dhe strategjike dhe shtoi se takimi i ardhshëm i OPEC-ut do të jetë i fundit për Katarin. Ministri Kaebi tha se vendimi për largimin nga kjo organizatë është në përputhje me strategjinë afatgjatë të Dohas për përmirësimin e rolit ndërkombëtar të këtij vendi dhe shtoi se Katari ashtu si vendet e tjera jo anëtare do të zbatojë dispozitat e kësaj organizate.