Asad: Qëndresa e shteteve të pavarura do të ndryshojë arenën ndërkombëtare
Presidenti sirian tha se dështimi i planeve perëndimore dhe qëndresa e shteteve të pavarura, si Siria dhe Koreja e Veriut, mund të ndryshojnë arenën ndërkombëtare.
Presidenti sirian Bashar Asad të martën në një takim me Ray Yong Hu, ministrin e jashtëm i Koresë Veriore, në Damask, ka thënë: Dërgimi i terroristëve takfirist të ISIS në Siri dhe mbështetja e tyre nga vendet perëndimore ka dëmtuar vendet që kanë pavarësinë e vendosjes dhe qëndrojnë kundër planeve të Perëndimit. Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut ka thënë: Armiqtë e Koresë së Veriut, Sirisë dhe të gjitha vendeve që nuk pranojnë politikat dominuese dhe ndërhyrjet e huaja, janë të bashkuar. Në këtë takim, presidenti sirian dhe ministri i jashtëm i Koresë së Veriut diskutuan marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mënyrat për të forcuar këto marrëdhënie. Në katër vitet e fundit, kjo është vizita e parë e ministrit të jashtëm të Koresë së Veriut në Siri.