Sulmohen disa baza ushtarake të sauditëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83743-sulmohen_disa_baza_ushtarake_të_sauditëve
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit duke përdorur raketat Zelzal-1 kanë sulmuar disa baza të Arabisë Saudite në kufirin mes Jemenit dhe këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 10, 2018 09:58 Europe/Tirane
  • Sulmohen disa baza ushtarake të sauditëve

Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit duke përdorur raketat Zelzal-1 kanë sulmuar disa baza të Arabisë Saudite në kufirin mes Jemenit dhe këtij vendi.

Kanali televiziv Masira njoftoi se nga sulmet e ushtrisë së Jemenit kundër bazave të sauditëve në rajonet Asir, Nexhran dhe Xhizan në jug të Arabisë Saudite me dhjetëra ushtarakë sauditë janë vrarë dhe plagosur. Në bazën Nëxhran ushtria e Jemenit ka shkatërruar disa pajisje ushtarake të Arabisë Saudite dhe ka vrarë të paktën 3 mercenarë sauditë. Ushtria e Jemenit gjithashtu ka vrarë 2 ushtarakë sauditë në bazën Xhizan dhe ka goditur bazën tjetër Alieb në rajonin Asir. Mediat jemenase njoftuan një tjetër sulm të ushtrisë jemenase në zonën 9 të provincës Sana, kryeqytet i Jemenit ku kanë mbetur të vrarë shumë mercenarë të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi.