Inkursioni turk në Siri nuk është pa rrezik për Erdoganin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83844-inkursioni_turk_në_siri_nuk_është_pa_rrezik_për_erdoganin
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se brenda disa ditësh Ankaraja do të nisë një operacion të ri kundër kurdëve të mbështetur nga SHBA, në Sirinë veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2018 16:35 Europe/Tirane
  • Inkursioni turk në Siri nuk është pa rrezik për Erdoganin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se brenda disa ditësh Ankaraja do të nisë një operacion të ri kundër kurdëve të mbështetur nga SHBA, në Sirinë veriore.

"Ne do të fillojmë në ditët e ardhshme një operacion për të çliruar rajonin në lindje të Eufratit nga organizata terroriste separatiste kurdë YPG ", tha të mërkurën Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara. "Objektivi nuk janë ushtarët amerikanë, por anëtarët e organizatave terroriste aktive në rajon",  tha Erdogan. Forcat amerikane janë në rajon në mbështetje të Forcave Demokratike të Sirisë, një aleancë e dominuar nga Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd, apo YPG. Kurdët etnikë mbizotërojnë kufijtë e shumtë në rajonin malor, që shtrihet në Siri, Turqi, Iran dhe Irak, duke ruajtur pavarësinë e tyre dhe duke kërkuar autonomi më të madhe nga qeveritë e tyre përkatëse qendrore. Grupet kurde në Turqi konsiderohen si organizata terroriste dhe janë të jashtëligjshme dhe Ankaraja vazhdimisht ka bërë luftë kundër milicive të tyre në një përpjekje për të zhdukur çdo lëvizje për autonomi apo pavarësi. Ndërkohë, Peter Ford, ish-ambasador i Britanisë në Siri, duke kritikuar vendimin e Pentagonit për të ngritur posta vëzhguese në veri të Sirisë, shtoi: "Ky veprim synon të krijojë probleme, dhe Erdogan tani po i krijon problemet." Megjithatë, Ford e minimizoi mundësinë e një përleshjeje ushtarake midis amerikanëve dhe turqve. Ai vuri në dukje se SHBA ka 12 baza dhe dy fusha ajrore në verilindje të Sirisë. "Të gjitha të paligjshme", tha ai, duke vënë në dukje se edhe "prania e Turqisë në Siri, gjithashtu është e paligjshme". "Askush nuk ka konsultuar qeverinë legjitime siriane në asnjë nga këto veprime, por është fakt që SHBA ka krijuar disa baza të stilit Bagram në Siri", tha Ford duke shtuar: "Të gjitha bazat amerikane dhe turke në Siri janë krijuar kryesisht me justifikimin sipërfaqësor të luftimit të ISIS, por qëllimi i vërtetë është t'i mohohet një pjesë e territorit të Sirisë qeverisë së Asadit, e cila është qeveria legjitime". Megjithatë, ish-ambasadori i Britanisë në Siri vuri në dukje se një argument i prezantuar nga SHBA për praninë e saj në Siri është se, "duke krijuar baza në territorin sirian, SHBA po ushtron presion mbi Iranin që të largohet" nga Siria. "Kjo logjikë, nëse mund ta quash atë të tillë, është idiotizëm", tha Ford, "sepse nuk ka asnjë mënyrë që iranianët ta lënë Asadin në baltë, derisa të ekzistojë edhe një grup i vetëm trupave ushtarake amerikane në terren". Ford tha se nuk ishte "shumë reale" të besohet se kërcënimet e Erdogan ishin pjesë e një plani politik për të fituar përkrahje politike në zgjedhjet lokale që zhvillohen në mars. "Megjithatë, ai po përballet me një kosto ekonomike," tha Ford duke vënë në dukje se "ekonomia turke po dështon dhe rreziku i përplasjeve me SHBA-të ka shkaktuar rënie masive në bursën turke, kështu që një inkursion tjetër në Siri nuk është pa rrezik për Erdoganin.