Palët jemenase bien dakord për armëpushim në Hudejda
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83845-palët_jemenase_bien_dakord_për_armëpushim_në_hudejda
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thase palët ndërluftuese në Jemen kanë arritur një marrëveshje mbi një armëpushim në qytetin port Hudejda në Detin e Kuq, në një raund te ri bisedimesh paqësore që synon përfundimin e gati katër viteve të një lufte brutale të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2018 16:36 Europe/Tirane
  • Palët jemenase bien dakord për armëpushim në Hudejda

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thase palët ndërluftuese në Jemen kanë arritur një marrëveshje mbi një armëpushim në qytetin port Hudejda në Detin e Kuq, në një raund te ri bisedimesh paqësore që synon përfundimin e gati katër viteve të një lufte brutale të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit.

"Ka një armëpushim të deklaruar për të gjithë provincën e Hudejdas dhe një marrëveshje për tërheqjen e të gjitha forcave si nga qyteti ashtu edhe nga porti i Hudejdas ", tha Guterres, duke shtuar se pas tërheqjes, OKB do të fillojë lehtësimin e qasjes së ndihmës humanitare për popullsinë civile. Marrëveshja e rëndësishme erdhi një javë pasi palët rivale të Jemenit filluan negociatat për paqe, ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i OKB Martin Griffiths dhe ekipi i tij, në Rimbo, një rajon afër kryeqytetit suedez Stokholm. Griffiths, nga ana e tij, tha të enjten se tërheqja e të gjitha forcave nga Hudejda duhet të bëhet "brenda disa ditësh". Ai do të njoftojë të premten Këshillin e Sigurimit të OKB mbi negociatat për paqe në Jemen.