Jemeni dënon bashkëpunimin e Sudanit në agresionin e Arabinë Saudite
Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit ka dënuar deklaratat e presidentit të Sudanit për dërgimin e më shumë ushtarëve të këtij vendi në kuadër të forcave të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit.
Omar Al-Bashir, presidenti i Sudanit, të martën në takim me Fajad bin Hamed bin Rakad Al-Rruvajli, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Arabisë Saudite, ka deklaruar gatishmërinë e Sudanit për dërgimin e më shumë forcave ushtarake për ta ndihmuar regjimin fëmijëvrasës Al Saud në agresionin kundër Jemenit.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit, duke kritikuar deklaratat e Omar Al-Bashir, ka theksuar: "Presidenti i Republikës së Sudanit gjatë periudhës së sundimit ka krijuar vetëm luftë dhe krime".