Jemeni dënon bashkëpunimin e Sudanit në agresionin e Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84035-jemeni_dënon_bashkëpunimin_e_sudanit_në_agresionin_e_arabinë_saudite
Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit ka dënuar deklaratat e presidentit të Sudanit për dërgimin e më shumë ushtarëve të këtij vendi në kuadër të forcave të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2018 16:16 Europe/Tirane
  • Jemeni dënon bashkëpunimin e Sudanit në agresionin e Arabinë Saudite

Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit ka dënuar deklaratat e presidentit të Sudanit për dërgimin e më shumë ushtarëve të këtij vendi në kuadër të forcave të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit.

Omar Al-Bashir, presidenti i Sudanit, të martën në takim me Fajad bin Hamed bin Rakad Al-Rruvajli, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Arabisë Saudite, ka deklaruar gatishmërinë e Sudanit për dërgimin e më shumë forcave ushtarake për ta ndihmuar regjimin fëmijëvrasës Al Saud në agresionin kundër Jemenit. Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit, duke kritikuar deklaratat e Omar Al-Bashir, ka theksuar: "Presidenti i Republikës së Sudanit gjatë periudhës së sundimit ka krijuar vetëm luftë dhe krime".