Zbulohet rrejti trafikant i drogës brenda ushtrisë izraelite
(last modified Sat, 22 Dec 2018 09:38:27 GMT )
Dhjetor 22, 2018 10:38 Europe/Tirane
  • Zbulohet rrejti trafikant i drogës brenda ushtrisë izraelite

Gazeta Jediot Aharanat e Izraelit njoftoi zbulimin e një rrjeti shpërndarës të drogës brenda ushtrisë izraelite.

Gazeta në fjalë thotë se pas arrestimit të një ushtaraku izraelit në kufijtë veriorë të Gazës, gjatë kontrollit të tij është zbuluar një sasi e madhe droge dhe ky ushtarak ka pranuar se shpërndante drogë për ushtarët izraelite. Gazeta Aharanat shkruan se pas hetimeve janë arrestuar 80 ushtarakë përgjegjës për shpërndarjen e drogës. Më herët në një raport mbi ushtrinë e regjimit sionist është theksuar fakti se 54% e ushtarakëve izraelitë përdorin lëndë narkotike. Gazeta Aharanat shkruan se konsumimi i mariuanës në mesin e ushtarëve izraelitë është aq shumë i përhapur saqë askush nuk mund ta bllokojë këtë fenomen.

Tags