Vdes vëllai i mbretit të Arabisë Saudite
(last modified Sun, 23 Dec 2018 07:46:53 GMT )
Dhjetor 23, 2018 08:46 Europe/Tirane
  • Vdes vëllai i mbretit të Arabisë Saudite

Talal bin Abdul’aziz al-Saud vëllai i mbretit Selman të Arabisë Saudite njëkohësisht kryetar i lëvizjes së princave të lirë, ka vdekur në moshën 87 vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Jazeera sipas të cilës vëllai i madh i mbretit Selman bin Abdul’aziz, vdiq dje në moshën 87 vjeçare. princi Talal është djali i i 18-të i mbretit Abdul’aziz dhe në vitin 1952 është zgjedhur si ministri i parë i komunikacionit në Arabinë Saudite. Ai në vitin 1960 për një vit ka qenë ministër i financave dhe më pas u dërguar si ambasadori i këtij vendi në Francë. Për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në oborrin mbretëror, Talal në vitin 1958 formoi lëvizjen e princave të lirë. Kjo është një lëvizje reformiste që thekson formimin e shtetit në bazë të parlamentit dhe një kushtetute që përcakton qartë kompetencat e mbretit.  

Tags