Liberman: Kabineti qeveritar izraelit është dorëzuar përballë grupeve palestineze
Dhjetor 23, 2018 05:17 Europe/Tirane
Ministri i dorëhequr i luftës i regjimit sionist, ka thënë se kabineti qeveritar i Beniamin Netanjahut është dorëzuar përballë grupeve të rezistencës palestineze.
Avigdor Liberman, vazhdimin e dërgimit të ndihmave financiare për rezistencën palestineze Hamas dhe vazhdimin e protestave për të drejtën e kthimit e ka quajtur dorëzim të kabinetit qeveritar izraelit përballë rezistencës në Gaza dhe tha se protesta e 10 mijë palestinezëve tregon për pamundësinë e Tel Avivit për të ndaluar rezistencën nga kryerja e veprimeve rezistuese në Gaza. Liberman ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në shenjë proteste ndaj akordit të arritur për armëpushim në kufirin mes Gazës dhe Izraelit.
Tags