Irakianët kundërshtojnë hyrjen e forcave të reja amerikane në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84149-irakianët_kundërshtojnë_hyrjen_e_forcave_të_reja_amerikane_në_irak
Zyrtarët irakianë kanë kundërshtuar idenë e ardhjes së trupave të reja amerikane në Irak, pas publikimit të lajmit se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vendosin trupat amerikane nga Siria në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2018 15:43 Europe/Tirane
  • Irakianët kundërshtojnë hyrjen e forcave të reja amerikane në Irak

Zyrtarët irakianë kanë kundërshtuar idenë e ardhjes së trupave të reja amerikane në Irak, pas publikimit të lajmit se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vendosin trupat amerikane nga Siria në Irak.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha javën e kaluar se trupat amerikane do të largohen nga Siria në muajt e ardhshëm. Pas njoftimit të tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, ka pasur spekulime se disa trupa amerikane që largohen nga Siria do të vendosen në disa rajone të Irakut. Në këtë mënyrë, janë hedhur dyshime se trupat amerikane që do të largohen nga Siria, do të vendosen në disa rajone të sigurta në Irak, përfshirë Erbilin, qendër e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Amar Al Fajez, përfaqësues i koalicionit "Al Anbia" në parlamentin e Irakut, në lidhje me këtë ka njoftuar se Mike Pompeo, sekretar i DASH, në një bisedë telefonike që ka zhvilluar me Adel Abul Mahdi, kryeminisër i Irakut, ka bërë presion për hyrjen e ushtarëve të rinj amerikanë në rajone  të ndryshme të Irakut, por Abdul Mahdi nuk ju është nënshtruar presioneve amerikane. Pyetja është se cilat janë qëllimet e Amerikës për rritjen e numrit të trupave të saj në Irak? Duket se arsyeja kryesore e përpjekjeve të Amerikës për rritjen e numrit të ushtarëve të saj në Irak është kundërshtimi i disa personaliteteve politike dhe i mediave irakiane për largimin e ushtarëve të këtij vendi nga Siria. Kundërshtarët e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria besojnë se tërheqja e ushtrisë amerikane nga Siria është në përputhje me interesat e Rusisë dhe Republikës Islamike të Iranit dhe në të vërtetë Trump është dorëzuar përballë Moskës dhe Teheranit. Një tjetër pikë është se pas dështimit në Siri kundër politikave të Republikës Islamike të Iranit, Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ulin pozicionin e Republikës Islamike të Iranit, duke rritur numrin e trupave të tyre në Irak dhe për të parandaluar vazhdimin e zgjerimit të marrëdhënieve Bagdad-Teheran. Amerikanët duket se kanë marrë vendim që të vendosin ushtarë të rinj në rajonin e Kurdistanit dhe në provincën Anbar. Megjithatë, zyrtarët e rajonit të Kurdistanit të cilët po përpiqen të reduktojnë mosmarrëveshjet me qeverinë e Bagdadit, do të ndjekin politikat e qeverisë qendrore të Bagdadit. Në lidhje me këtë çështje, Xhabar Aliaver, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë Pishmerga në rajonin e Kurdistanit të Irakut, duke komentuar mundësinë e vendosjes së trupave amerikane pas tërheqjes nga territori sirian në Erbil, ka thënë se hyrja e çfarëdolloj force amerikane ose të huaj në rajonin e Kurdistanit pa pëlqimin e qeverisë federale të Irakut, është shkelje e sovranitetit të këtij vendi.