Mahmud Abas: Trump duhet t'i respektojë rezolutat e OKB
(last modified Tue, 25 Dec 2018 14:08:06 GMT )
Dhjetor 25, 2018 15:08 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas: Trump duhet t'i respektojë rezolutat e OKB

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka kërkuar që qeveria e Amerikës të respektojë rezolutat e OKB në lidhje me Palestinën.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, në fjalën e tij me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazretit Isa a.s.) në Bejt Lahm, deklaroi: "Vendimet e Donald Trump, presidentit të Amerikës, në lidhje me Palestinën dhe sidomos vendimi për njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë si kryeqytet i regjimit sionist, ndërprerja e ndihmës financiare për agjencinë UNRWA, si dhe ndihma për vendosjen e kolonëve sionistë në tokat palestineze; janë të papranueshme".

Mahmud Abas në vazhdim theksoi se qëndrimet e qeverisë së Trump janë në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe shtoi: "Uashingtoni duhet t'i respektojë rezolutat e OKB dhe të ketë qëndrime të drejta ndaj Palestinës.

 

Tags