Mahmud Abas: Trump duhet t'i përmbahet Rezolutave të OKB-së
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84211-mahmud_abas_trump_duhet_t'i_përmbahet_rezolutave_të_okb_së
Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të zbatojnë rezolutat e Kombeve të Bashkuara mbi Palestinën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 25, 2018 19:02 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas: Trump duhet t'i përmbahet Rezolutave të OKB-së

Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të zbatojnë rezolutat e Kombeve të Bashkuara mbi Palestinën.

Presidenti i Autoritetit Autonom Palestinez Mahmud Abas të hënën në kremtimin e Festës së Krishtlindjeve në Betlehem, tha: Vendimet e Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara mbi Palestinën, në veçanti njohja e Jerusalemit si kryeqytet i regjimit sionist, ndërprerja e ndihmës financiare për agjencinë e ndihmave dhe punësimit të refugjatëve palestinezë (UNRËA), si dhe ofrimi i ndihmave për vendosjen e kolonëve sionistë në tokat palestineze, janë të papranueshme. Abas ka thënë se Uashingtoni duhet t'i trajtojë palestinezët në mënyrë të drejtë, duke respektuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara.