Shpërbërja e parlamentit të regjimit sionist
Dhjetor 28, 2018 06:27 Europe/Tirane
Krerët e koalicionit qeverisës në Izrael ranë dakord për të shpërndarë parlamentin e regjimit sionist dhe për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në prill.
Siç njofton agjencia studentore iraniane e lajmeve ISNA, zyra e kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu njoftoi se koalicioni qeveritar ra dakord që Knesset-i të shpërbëhet dhe se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 9 prill. Zëdhënësi i Netanjahut tha se vendimi u mor gjatë një takimi të anëtarëve të koalicionit qeverisës dhe të pranishmit ranë dakord që parlamenti izraelit të shpërbëhej dhe se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në prill dhe se deri atëherë bashkëpunimi midis partive aleate në qeveri do të vazhdojë.
Tags