Autoritet irakiane paralajmërojnë presidentin Trump
Zëdhënësi i Hezbullahut të Irakut njëkohësisht me vizitë jo etike të presidentit amerikan në perëndim të Irakut ka thënë: Rezistenca e Irakut do të detyrojë Amerikën që të largojë forcat e saj nga Iraku.
Xhafar Huseini zëdhënës i brigadës së Hezbullahut në Irak ka thënë: Komandantët e rezistencës në Irak kanë kërcënuar se do të presin duart e atyre që synojnë të dëmtojnë Irakun por edhe fqinjët si Siria. Ai shtoi se vizita e parapritur dhe e fshehtë e presidentit amerikan në bazën ajrore Ein Asad në provincën Anbar tregon se nëse kjo vizitë do të bëhej publike ai nuk do të ndihej i sigurt. Ndërsa Sejed Hashem Musavi, zëdhënësi zyrtar i lëvizjes Anxhebia në Irak ka thënë: Qeveria irakiane ka për të detyrë të dëbojë forcat amerikane nga Iraku, ato forca që dëmtojnë sovranitetin e vendit. Nuk do të lejohet që Iraku të kthehet në një bazë për të dëmtuar vendet e tjera, tha ai. Vizita e Donald Trump në Irak bëhet vetëm një javë pas vendimit të tij për tërheqjen e trupave ushtarake nga Siria duke habitur kështu këshilltarët e sigurisë kombëtare të tij.