Bagdadi dhe e gjithë Lindja e Mesme pa Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84279-bagdadi_dhe_e_gjithë_lindja_e_mesme_pa_amerikën
Vizita e fshehtë e Donald Trump në Irak jo vetëm që u kundërshtua nga autoritetet irakiane por edhe nga populli. Pas kësaj vizite vetë presidenti irakian është shprehur se i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme është kundër Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2018 06:28 Europe/Tirane
  • Bagdadi dhe e gjithë Lindja e Mesme pa Amerikën

Vizita e fshehtë e Donald Trump në Irak jo vetëm që u kundërshtua nga autoritetet irakiane por edhe nga populli. Pas kësaj vizite vetë presidenti irakian është shprehur se i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme është kundër Amerikës.

Në një vizitë surprizë të mbajtur në dy baza ushtarake në Irak dhe Gjermani me rastin e Krishtlindjeve, presidenti amerikan Donald Trump ka falënderuar trupat ushtarake të vendit për shërbimin e tyre nëpër botë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se misionet në vendet e Lindjes e Mesme do të marrin fund së shpejti pasi luftërat po i kushtojnë mjaft buxhetit të shtetit amerikan, ndërsa mosshlyerja e detyrimeve nga vendet e prekura është e padrejtë. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur vendimin e tij rreth tërheqjes së trupave amerikane nga Siria duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të luajnë më rolin e "policit" në botë. Gjatë një vizite të papritur në një bazë ushtarake në Irak, së bashku me zonjën e parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e justifikoi veprimin e fundit me arsyen se luftërat nëpër botë janë kthyer në një barrë financiare për buxhetin amerikan. Trump: "Nuk duhet të lejojmë më që vendet të përfitojnë nga dashamirësia jonë dhe të shfrytëzojnë ushtrinë tonë të jashtëzakonshme për t'u mbrojtur. Këto vende duhet të fillojnë të paguajnë për shërbimet që marrin. Presidenti Trump informoi se tërheqja e rreth 2 mijë trupave amerikane nga Siria do të vijojë sipas planit, pasi kanë pasur kohën e mjaftueshme për të mposhtur grupin terrorist ISIS". Zëdhënësi i Hezbullahut të Irakut njëkohësisht me vizitë jo etike të presidentit amerikan në perëndim të iraktu ka thënë: Rezistenca e Irakut do të detyrojë Amerikën që të largojë forcat e saj nga Iraku.  Xhafar Huseini zëdhënës i brigadës së Hezbullahut në Irak ka thënë: Komandantët e rezistencës në Irak kanë kërcënuar se do të presin duart e atyre që synojnë të dëmtojnë Irakun por edhe fqinjët si Siria. Ai shtoi se vizita e parapritur dhe e fshehtë e presidentit amerikan në bazën ajrore Ein Asad në provincën Anbar tregon se nëse kjo vizitë do të bëhej publike ai nuk do të ndihej i sigurt. Ndrsa Sejed Hashem Musavi, zëdhënësi zyrtar i lëvizjes Anxhebia në Irak ka thënë: Qeveria irakiane ka për të detyrë të dëbojë forcat amerikane nga iraku, ato forca që dëmtojnë sovranitetin e  vendit. Nuk do të lejohet që Iraku të kthehet në një bazë për të dëmtuar vendet e tjera, tha ai. Vizita e Donald Trump në Irak bëhet vetëm një javë pas vendimit të tij për tërheqjen e trupave ushtarake nga Siria duke habitur kështu këshilltarët e sigurisë kombëtare të tij. Amerika, e cila ishte përfshirë tashmë në rolin e xhandarit ndërkombëtar dhe që ndërhyn gjerësisht në punët e të tjerëve, tashmë po lufton me një borxh prej 20 trilionë dollarë, 1 trilion dollarë deficite buxhetore, rreth 10 trilionë dollarë deficit tregtar dhe tani edhe për shkak të problemeve buxhetore një pjesë e aktiviteteve të qeverisë federale është mbyllur.  Megjithatë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se nëse vendet e tjera janë të gatshme të paguajnë shërbimet amerikane, vendi do të vazhdojë të luajë këtë rol. Me këtë qasje, Shtetet e Bashkuara duket se janë bërë një polic mercenar për të luftuar për të tjerët në këmbim të parave.