Forcat irakiane të gatshme në kufirin me Sirinë
Dhjetor 28, 2018 15:44 Europe/Tirane
Ushtria dhe forcat Hashd Al Shabi (mobilizimit popullor), janë të gatshme të përballen me ndikimin e elementëve të ISIS në kufijtë e përbashkët me Sirinë në provincën Anbar (perëndim të Irakut).
Ahmed Al Mohlavi guvernatori i rajonit kufitar Al Kaem në provincën Anbar, tha se 400-500 elementë të ISIS brenda Sirisë janë afër kufirit me Irakun dhe ka shtuar: Forcat kufitare, ato Hashd Al Shabi dhe ushtria irakiane janë një gjendje e gatshme për t'u përballur me çdo infiltrim të elementëve të ISIS në territorin e Irakut.
Tags