Abdulmahdi: Në Irak nuk ka baza amerikane
Kryeministri irakian tha se nuk ka baza ushtarake amerikane dhe të huaja në Irak dhe të gjitha bazat janë të Irakut.
Adel Abdulmahdi të dielën në një konferencë shtypi në Bagdad, në përgjigje të një sërë çështjesh që lidhen me udhëtimin sekret të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Irak, theksoi:" Baza ajrore Ein al-Assad në perëndim të vendit, e cila u vizitua nga Trump të mërkurën mbrëma, është një bazë 100% irakiane". Kryeministri shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë baza ushtarake në Irak dhe të gjitha bazat ushtarake janë irakiane, me disa forca amerikane dhe jo amerikane në disa prej këtyre bazave. Vizita sekrete dhe deklaratat e Trump rreth pranisë së vazhdueshme të trupave amerikane në Irak është përballur me një valë masive proteste nga funksionarët, partitë dhe grupet e ndryshme irakiane.