Shtohen sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit në vitin 2018
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka thënë se Arabia Saudite dhe koalicioni që ajo drejton në vitin 2018 ka kryer 15 mijë e 353 sulme në zona të ndryshme të Jemenit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, zëdhënësi Jahja Sari në një konferencë për shtyp deklaroi se për çdo ditë Arabia Saudite ka kryer 50 bombardime në Jemen. Len të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.