Talibanët kryejnë sulm vdekjeprurës kundër ushtrisë në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84430-talibanët_kryejnë_sulm_vdekjeprurës_kundër_ushtrisë_në_afganistan
Së paku pesë ushtarë afganë u vranë pasi militantët talibanë sulmuan një bazë ushtarake në jug të Afganistanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 02, 2019 15:53 Europe/Tirane
  • Talibanët kryejnë sulm vdekjeprurës kundër ushtrisë në Afganistan

Së paku pesë ushtarë afganë u vranë pasi militantët talibanë sulmuan një bazë ushtarake në jug të Afganistanit.

Mohammad Ashraf Watandost, zëdhënës i policisë në qarkun Kandahar, tha se gjashtë ushtarë të tjerë janë plagosur në qarkun Maivand. Watandost tha se militantët kanë hyrë në bazë përmes një tuneli nëntokësor. Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin. Në një tjetër zhvillim, forcat afgane parandaluan një sulm kundër këshilltarëve ushtarakë italianë në një bazë në provincën Herat.  Norullah Kadri, komandant i korpusit 207 të ushtrisë, tha se një sulmues u qëllua, ndërsa një tjetër u arrestua. Afro 900 ushtarë italianë janë pjesë e misionit mbështetës të NATO-s në Afganistan.