Ish shefi i inteligjencës ushtarake izraelite donte të vriste presidentin sirian
Një raport ka zbuluar se ish-drejtori i Përgjithshëm i Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, gjenerali Aviv Koçavi, dikur kërkonte përmbysjen e qeverisë së tanishme siriane dhe madje propozoi vrasjen e Presidentit Bashar Asad për mbështetjen e tij të fortë për lëvizjen e rezistencës libaneze të Hezbollahut.
Gazeta e pavarur saudite Elaph, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit, ka raportuar se Koçavi rekomandoi përmbysjen e administratës së Asadit, sepse "do të sillte trazira në Izrael nga Irani, Hezbollahu dhe influenca ruse në rajon". Raporti shton se ndërsa Izraeli kishte disa mundësi për të vrarë Asadin dhe funksionarët e tij të lartë gjatë trazirave të sponsorizuara nga jashtë, regjimi i Tel Avivit vendosi të përqendrohej në parandalimin e ndikimit iranian në Siri duke nisur sulme kundër pozicioneve të supozuara të forcave iraniane dhe të Hezbollahut. Zyrtarët izraelitë argumentojnë se prania e Iranit në Siri, e cila është pjesë e një misioni këshillues të kërkuar nga qeveria e Damaskut, përbën një kërcënim për sigurinë e regjimit të Tel Avivit.