Vriten disa mercenarë sauditë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84445-vriten_disa_mercenarë_sauditë_në_jemen
Në provincat Hexha dhe Xhizan, ushtria e Jemenit ka  vrarë disa mercenarë sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2019 05:29 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë sauditë në Jemen

Në provincat Hexha dhe Xhizan, ushtria e Jemenit ka  vrarë disa mercenarë sauditë.

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë kryer një operacion special kundër pozicioneve të mercenarëve të ushtrisë së Arabisë Saudite në perëndim të provincave Hexha dhe Xhizan dhe kanë vrarë ose plagosur me dhjetëra mercenarë të ushtrisë saudite. RTV i Iranit IRIB njoftoi se forcat e përbashkëta jemenase gjithashtu kanë neutralizuar përpjekjet e mercenarëve sauditë për të avancuar në drejtim të kodrave të qytetit Nihem dhe gjatë këtyre operacioneve janë vrarë ose plagosur disa mercenarë sauditë. Shtabi informativ i luftës së Jemenit gjithashtu ka njoftuar edhe për shkatërrimin e një tanku të mercenarëve saudit i cili është goditur me një raketë dirigjuese të Jemenit në provincën Xhizan.