Arabia Saudite heq flamurin e opozitarëve sirianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84455-arabia_saudite_heq_flamurin_e_opozitarëve_sirianë
Burimet informative kanë njoftuar se Arabia Saudite e cila është një prej mbështetësve kryesore të kryengritësve të armatosur në Siri, u ka deklaruar atyre se do të mbledh flamujt e këtij grupi nga vendi i saj.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 03, 2019 15:23 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite heq flamurin e opozitarëve sirianë

Burimet informative kanë njoftuar se Arabia Saudite e cila është një prej mbështetësve kryesore të kryengritësve të armatosur në Siri, u ka deklaruar atyre se do të mbledh flamujt e këtij grupi nga vendi i saj.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta ndërkombëtare “Ra’jul-Jeum” në një raport të saj ka shkruar se sipas lajmit që qarkullon mes aktivistëve të sferës virtuale, Arabia Saudite u ka thënë opozitarëve sirianë se do të mbledh flamurin e tyre nga të gjithë territori i saj dhe në vend të tij do të vendosë flamurin zyrtar të Sirisë.

Sipas “Ra’jul-Jeum”, ky veprim i Arabisë Saudite ndoshta mund të konsiderohet një hap i fillestar në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me qeverinë legjitime të Sirisë, pas shkarkimit të Adel Xhubejr nga posti i ministrit të punëve të jashtme të Arabisë Saudite, i cili gjithnjë insistonte në largimin e presidentit legjitim të Sirisë nga pushteti në këtë vend.