Këshilli në Hudejda paralajmëron mbi dështimin e armëpushimit
Në vazhdën e sulmeve të koalicionit saudit, këshilli i provincës Hudejda në Jemen, ka paralajmëruar OKB mbi mos përkushtimin e saj në veprimet e këtij koalicioni që shtojnë mundësinë e dështimit të armëpushimit në Jemen.
Sipas akordit të Suedisë më 14 dhjetor, nën monitorimin e OKB në Hudejda të Jemenit është vendosur armëpushimit. Ky ishte rezultati më i rëndësishëm i arritur pas bisedimeve mes palëve jemenase në Suedi. Shkaku i përqendrimit tek armëpushimi në Hudejda është rëndësia strategjike e këtij qyteti pasi ai është porti kryesor që përdoret për dërgimin e ndihmave humanitare ne Jemen. Mirëpo bllokada e vendosur nga Arabia saudite dhe sulmet e vazhdueshme të saj e kanë bërë pothuajse të pamundur punën e portit në Hudejda dhe dërgimin e ndihmave humanitare. Prej orës 00:01 të 25 dhjetorit, në Hudejda të Jemeni ka nisur armëpushimi për të cilën palët janë dakorduar në negociatat e Suedisë. Martin Griffiths përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, pasi bëri të ditur lajmi tha se komiteti koordinativ për zbatimin e armëpushimit është duke u formuar. Me gjithë akordin e arritur mes palëve jemenase, Arabia Saudite ditën e hënë ka bombarduar të paktën 3 herë zona të ndryshme të qytetit port Hudejda. Armëpushimi i vendosur në qytetit Hudejda është mirëpritur nga Muhamed Ali al-Houthi kryetar i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit. Negociatat e Suedisë u mbajtën më 6-14 dhjetor nën drejtimin e OKB. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri. Kryetari i komitetit të OKB për mbikëqyrjen e armëpushimit në qytetin Al-Hudejda të Jemenit, ka theksuar nevojën për respektimin e marrëveshjes së Stokholmit. Patrick Cammaert, kryetari i komitetit të OKB për mbikëqyrjen e armëpushimit në qytetin Al-Hudejda, duke theksuar vazhdimin e rrugës së marrëveshjes së Suedisë për vendosjen e armëpushimit në këtë qytet, ka kërkuar seriozitet më të madh nga palët e jemenase të përfshira në zbatimin e armëpushimit. Më parë Selim Maghlas, një prej anëtarëve të delegacionit të Sanas në negociatat e Suedisë, vuri në dukje shkeljen e gjerë të armëpushimit nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite në Al-Hudejdah dhe tha: "Ngjarjet aktuale në këtë qytet vërtetojnë se sauditët nuk po respektojnë armëpushimin".