Përleshje mes terroristëve në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84471-përleshje_mes_terroristëve_në_veri_të_sirisë
500 terroristë janë vrarë në përleshjet mes tyre në pjesën perëndimore të qytetit Alepo në veri të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 04, 2019 10:14 Europe/Tirane
  • Përleshje mes terroristëve në veri të Sirisë

500 terroristë janë vrarë në përleshjet mes tyre në pjesën perëndimore të qytetit Alepo në veri të Sirisë.

Përleshjet janë zhvilluar mes grupeve terroriste Tahrir Sham dhe Fronti për çlirimin kombëtar. Zonat në periferi të Alepos përballen me probleme dhe mungesë të theksuar ushqimi, bukë dhe karburant. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në luftimet që janë zhvilluar në qytezën Xhorxhenaz në provincën Alepo të Sirisë, përveçse janë vrarë disa terroristë nga të dy grupet, janë vrarë edhe 2 civilë sirianë dhe 6 të tjerë janë plagosur. Grupet terroriste në dy vitet e kaluara kanë pësuar disfata të njëpasnjëshme nga ushtria e Sirisë dhe në bazë të marrëveshjes për krijimin e zonave për reduktimin e tensioneve, janë transferuar në provincën Alepo.