Vriten me mijëra mercenarë sauditë në Jemen
Në muajin dhjetor në Jemen janë vrarë me mijëra mercenarë dhe ushtarakë të Arabisë Saudite. Sipas një njoftimi të ushtrisë jemenase thuhet se vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar janë vrarë dhe plagosur 1600 mercenarë dhe ushtarakë të forcave të koalicionit.
Në provincat Hexha dhe Xhizan, ushtria e Jemenit ka vrarë disa mercenarë sauditë. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë kryer një operacion special kundër pozicioneve të mercenarëve të ushtrisë së Arabisë Saudite në perëndim të provincave Hexha dhe Xhizan dhe kanë vrarë ose plagosur me dhjetëra mercenarë të ushtrisë saudite. RTV i Iranit IRIB njoftoi se forcat e përbashkëta jemenase gjithashtu kanë neutralizuar përpjekjet e mercenarëve sauditë për të avancuar në drejtim të kodrave të qytetit Nihem dhe gjatë këtyre operacioneve janë vrarë ose plagosur disa mercenarë sauditë. Shtabi informativ i luftës së Jemenit gjithashtu ka njoftuar edhe për shkatërrimin e një tanku të mercenarëve saudit i cili është goditur me një raketë dirigjuese të Jemenit në provincën Xhizan.