Vriten 10 mercenarë të EBA në juglindje të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84482-vriten_10_mercenarë_të_eba_në_juglindje_të_jemenit
Burimet informative kanë njoftuar për vrasjen e 10 mercenarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në luftimet mes forcave të këtij vendi dhe forcave të fiseve jemenase në provincën Shabvah në juglindje të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2019 10:21 Europe/Tirane
  • Vriten 10 mercenarë të EBA në juglindje të Jemenit

Burimet informative kanë njoftuar për vrasjen e 10 mercenarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në luftimet mes forcave të këtij vendi dhe forcave të fiseve jemenase në provincën Shabvah në juglindje të Jemenit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet lokale kanë njoftuar se në këto luftime kanë marrë pjesë edhe avionët luftarakë të Emirateve të Bashkuara Arabe.  

Analistët besojnë se veprimet e EBA dhe militantëve të mbështetur nga Abu Dhabi në jug të Jemenit bëhen në kuadër të ambicieve të larta të EBA dhe me qëllim të pushtimit të zonave naftore në provincat jugore të Jemenit.

Ndërkohë EBA më 5 maj të vitit 2018 ka pushtuar ishullin strategjik Socotra të Jemenit dhe pikërisht kjo çështje u bë shkak për shtimin e tensioneve mes Ebu Dhabit dhe Mansur Hadi, presidentit në dorëheqje të Jemenit dhe aleatit të sauditëve.