Kthimi i Sirisë në Ligën Arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84523-kthimi_i_sirisë_në_ligën_arabe
Gazeta egjiptiane "Al-Ahram" në një artikull të saj duke cituar burime të informuara, ka shkruar se Këshilli i Ligës Arabe në nivel të përfaqësuesve të përhershëm të saj më 6 janar do të mbajë mbledhje dhe do të lëshojë lejen për rihapjen e ambasadave të vendeve arabe në Damask, kryeqytetin e Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 05, 2019 15:27 Europe/Tirane
  • Kthimi i Sirisë në Ligën Arabe

Gazeta egjiptiane "Al-Ahram" në një artikull të saj duke cituar burime të informuara, ka shkruar se Këshilli i Ligës Arabe në nivel të përfaqësuesve të përhershëm të saj më 6 janar do të mbajë mbledhje dhe do të lëshojë lejen për rihapjen e ambasadave të vendeve arabe në Damask, kryeqytetin e Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se "Al-Ahram" në këtë artikull shkruan: "Në Ligën Arabe ekzistojnë dy grupe. Grupi i parë nesër më 6 janar në mbledhjen e përfaqësuesve të përhershëm të Ligës Arabe, do të kërkojë rikthimin e Sirisë në Ligën Arabe. Kjo çështje do të krijojë rrethanat e përshtatshme për pjesëmarrjen e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, në Forumin Ekonomik Arab që do të zhvillohet gjatë këtij muaji në Liban. Siria pas kësaj mund të marrë pjesë edhe në takimin e radhës së vendeve arabe që do të zhvillohet në muajin mars. Grupi i dytë në Ligën Arabe dëshiron që përfaqësuesit e përhershëm të Ligës Arabe të japin lejen për rihapjen e ambasadave të vendeve arabe në Siri dhe ambasadorët e Sirisë të kthehen në vendet arabe, mirëpo kërkon vendimmarrja në lidhje me rikthimin e Sirisë në Ligën Arabe duhet të shtyhet deri në takimin e ardhshëm".

Sipas këtyre burimeve mësohet se akoma të gjithë përfaqësuesit e Ligës Arabe nuk kanë arritur në një qëndrim të unifikuar në lidhje me Sirinë, prandaj kthimi i Sirisë në Ligën Arabe ka nevojë për kohë më të gjatë.

Ekspertët e çështjeve rajonale mendojnë se shumë prej vendeve arabe duke përfshirë edhe vendet e Gjirit Persik po bëjnë hapa drejt rivendosjes së marrëdhënieve me Sirinë.