Bolton: Nuk do të tërhiqemi me nxitim nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84587-bolton_nuk_do_të_tërhiqemi_me_nxitim_nga_siria
Këshilltari i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton tha të dielën se tërheqja e 2 mijë trupave amerikane në Siri, nuk do të jetë e nxituar dhe do të kushtëzohet nga garancitë turke se nuk do të vërë në shënjestër luftëtarët kurdë që janë aleatë të forcave amerikane.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 07, 2019 10:27 Europe/Tirane
  • Bolton: Nuk do të tërhiqemi me nxitim nga Siria

Këshilltari i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton tha të dielën se tërheqja e 2 mijë trupave amerikane në Siri, nuk do të jetë e nxituar dhe do të kushtëzohet nga garancitë turke se nuk do të vërë në shënjestër luftëtarët kurdë që janë aleatë të forcave amerikane.

Zoti Bolton, gjatë një vizite në regjimin sionist për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu, tha se nuk ka afat për tërheqjen e trupave, por se nga ana tjetër prania amerikane në Siri nuk është e pakufizuar. Komentet e John Bolton ishin konfirmimi i parë publik se procesi i tërheqjes është ngadalësuar që nga sinjalet e para se do të bëhej brenda 30 ditësh.

Këshilltari Bolton tha Donald Trump "do që kalifati i ISIS-it të shkatërrohet”, duke iu referuar grupit terrorist ISIS që në të kaluarën e kishte konsideruar Raqqa-n në Sirinë Veriore, kryeqytetin e territorit të vet në Siri dhe Irak.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha se “afati varet nga diskutimet e politikave që duhet të zbatojmë”.