Vazhdon arrestimi i palestinezëve nga sionistët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84630-vazhdon_arrestimi_i_palestinezëve_nga_sionistët
Okupatorët sionist sot (të martën) në mëngjes kanë arrestuar 15 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2019 10:03 Europe/Tirane
  • Vazhdon arrestimi i palestinezëve nga sionistët

Okupatorët sionist sot (të martën) në mëngjes kanë arrestuar 15 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Qendra palestineze për informim njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist okupator kanë sulmuar dhe bastisur shtëpitë e palestinezëve në Bejt Lahm, Al-Khalil, Ramallah dhe Xhenin.  

Burimet palestineze kanë thënë se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar Khidr Adnan, një prej liderëve të Xhihadit Islamik të Palestinës në qytetin Xhenin.

Nga ana tjetër, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë pretenduar se sot në mëngjes pas sulmit që kanë kryer në fshatin Abu Shakhidam në veriperëndim të Ramallah, kanë arrestuar Asim Barghuthi, autorin e operacionit kundër sionistëve të kryer në Ofra, i cili është ish i burgosur palestinez dhe vëllai i martirit Saleh Barghuthi.