Vazhdojnë luftimet në provincën Bejda të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84637-vazhdojnë_luftimet_në_provincën_bejda_të_jemenit
Burimet jemenase kanë njoftuar për vrasjen e disa mercenarëve sauditë në provincën Bejda të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 08, 2019 11:16 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë luftimet në provincën Bejda të Jemenit

Burimet jemenase kanë njoftuar për vrasjen e disa mercenarëve sauditë në provincën Bejda të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira raportoi se sipas burimeve jemenase, këta mercenarë sauditë janë vrarë nga shpërthimi i bombës dhe si pasojë e rënies në prit të forcave jemenase në frontin Kanija.

Edhe në frontet Khob dhe Al-Sha'f në provincën Al-Xhuf të Jemenit gjithashtu ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit janë përleshur me mercenarët sauditë dhe kanë neutralizuar sulmin e këtyre të fundit.

Në këtë sulm i cili kryhej me mbështetjen e helikopterëve dhe avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite, i janë shkaktuar humbje të mëdha mercenarëve sauditë.

Burimet lokale njoftoi edhe për një shpërthim që ndodhi në provincën Ebin në jug të Jemenit ku si pasojë janë vrarë dy pjesëtarë të forcave të rripit të sigurisë dhe janë plagosur 10 persona të tjerë. Këto forca mbështetën nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vazhdimisht kryejnë veprime destruktive në këtë rajon.