Gazeta Jumhruia pretendon për një vizitë të funksionarë sirianë në Riad
Gazeta al-Jumhuria ka pretenduar se kreu i zyrës së sigurisë kombëtare të Sirisë ka shkuar për një vizitë në Arabinë Saudite.
Sipas kësaj gazete Ali Mamluk, kreu i zurës së sigurisë kombëtare në Siri disa ditë më parë ka vizituar Arabinë Saudite në kuadër të përpjekjeve për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Riadit dhe Damaskut. Kjo vizitë është kryer vetëm pak pas hapjes së ambasadës së Arabisë saudite në Siri. Sipas gazetës në fjalë ngrohja e marrëdhënieve diplomatike ka nevojë për kohë dhe Riadi është i përgatitur për këtë. Mesa duke Arabia Saudite me ndryshimet e saj në politikën e jashtme synon të ndryshojë situatën aktuale të zhvillimeve në rajon dhe të afrohet me Sirinë për ta distancuar presidentin sirian Bashar Asad nga Irani. Për këtë shumica e vendeve arabe të gjirit Persik kanë nisur hapjen e ambasadave të tyre në Damask të Sirisë.