Pompeo realizon vizitë të papritur në Irak
Janar 09, 2019 15:23 Europe/Tirane
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka vizituar Irakun më 9 janar, në një vizitë të papritur, me ç’rast është takuar me trupat amerikane dhe liderët irakianë, duke diskutuar me po ata planin e tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara nga Siria.
Vizita e tij ka ndodhur në ditën e dytë të turneut të tij në nëntë shtete arabe, duke përfshirë, Jordaninë, Egjiptin, Bahreinin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Omanin.
Tags