Turqia merr përsipër shkollat e lidhura me FETO-n në Pakistan
Fondacioni i Turqisë Maarif ka marrë përsipër menaxhimin e institucioneve arsimore të lidhura me Organizatën Terroriste Fetullah (FETO) në Pakistan.
Fondacioni i Turqisë Maarif ka marrë përsipër menaxhimin e institucioneve arsimore të lidhura me Organizatën Terroriste Fetullah (FETO) në Pakistan, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç bën të ditur fondacioni Maarif, shkollat e Fondacionit të Edukimit Pak-Turk Cag iu dorëzuan organinit arsimor të Turqisë. Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë e Pakistanit urdhëroi qeverinë të deklarojë FETO-n grup terrorist dhe vendosi t'i dorëzojë shkollat e lidhura me FETO-n Fondacionit të Turqisë Maarif. Pas një përpjekje për grusht shtet, Turqia themeloi Fondacionin Maarif në vitin 2016 për të marrë përsipër administrimin e shkollave jashtë shtetit të lidhura me FETO-n. Fondacioni po ashtu themelon shkolla dhe qendra edukimi jashtë vendit. FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur. Ankara akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.