Protesta kundër vizitës së Pompeo në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84682-protesta_kundër_vizitës_së_pompeo_në_irak
Vizita e sekretarit amerikan të shtetit me një avion luftarak në Irak, ka ngjallur reagimin dhe protestat e popullit irakian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2019 04:50 Europe/Tirane
  • Protesta kundër vizitës së Pompeo në Irak

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit me një avion luftarak në Irak, ka ngjallur reagimin dhe protestat e popullit irakian.

Ashtu si vizita e Donald Trump edhe vizita e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo në Irak është kundërshtuar fuqishëm nga populli irakian. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka vizituar Irakun më 9 janar, në një vizitë të papritur, me ç ‘rast është takuar me trupat amerikane dhe liderët irakianë, duke diskutuar me po ata planin e tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara nga Siria. Vizita e tij ka ndodhur në ditën e dytë të turneut të tij në nëntë shtete arabe, duke përfshirë, Jordaninë, Egjiptin, Bahrejnin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Omanin.