Zbulohet një varr masiv në Mosul të Irakut
Forcat irakiane kanë njoftuar për zbulimin e një varri masiv në jug të qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut.
Agjencia e lajmeve Sumeria News njoftoi se autoritetet irakiane kanë deklaruar se në këtë varr masiv ishin varrosur trupat e 28 ushtarëve irakianë.
Sipas burimeve irakiane, këta persona janë vrarë nga terroristët e grupit takfirist ISIS dhe janë varrosur në këtë varr masiv.
Forcat irakiane muajin e kaluar gjithashtu njoftuar për zbulimin e një varri tjetër masiv në jug të qytetit Mosul në të cilën ishin varrosur 48 civilë irakianë.
Forcat irakiane gjatë një viti të kaluar kanë zbuluar me dhjetëra varre masive ku ishin varrosur viktimat e krimeve të egra dhe çnjerëzore të grupit terrorist ISIS në rajone të ndryshme të këtij vendi.