Koalicioni agresor saudit 535 herë shkel armëpushimin kundër Jemenit
Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit deklaroi se koalicioni agresor i Arabisë Saudite në pesë ditët e kaluara ka shkelur armëpushimin 535 herë në Hudejda dhe 136 herë ka sulmuar rajonet e ndryshme të Jemenit.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Jahja Sari'e ka kërkuar nga OKB që të zbatojë përgjegjësitë dhe detyrat e saj për të ushtruar presion ndaj agresorëve dhe t'i detyrojë ata që të respektojnë armëpushimin në Al-Hudejda të Jemenit.
Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit gjithashtu paralajmëroi se në rast të vazhdimit të sulmeve të agresorëve, ushtria dhe forcat e Ansarullah të Jemenit do të përdorin raketat e reja balistike vendore.
Jahja Sari'e, zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit, gjithashtu ka thënë: "Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit nuk kanë sulmuar rafinerinë e Adenit dhe forcat ajrore të lëvizjes Ansarullah gjatë disa ditëve të kaluara nga kanë kryer kurrfarë operacioni.