Koalicioni agresor saudit 535 herë shkel armëpushimin kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84780-koalicioni_agresor_saudit_535_herë_shkel_armëpushimin_kundër_jemenit
Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit deklaroi se koalicioni agresor i Arabisë Saudite në pesë ditët e kaluara ka shkelur armëpushimin 535 herë në Hudejda dhe 136 herë ka sulmuar rajonet e ndryshme të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2019 12:17 Europe/Tirane
  • Koalicioni agresor saudit 535 herë shkel armëpushimin kundër Jemenit

Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit deklaroi se koalicioni agresor i Arabisë Saudite në pesë ditët e kaluara ka shkelur armëpushimin 535 herë në Hudejda dhe 136 herë ka sulmuar rajonet e ndryshme të Jemenit.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Jahja Sari'e ka kërkuar nga OKB që të zbatojë përgjegjësitë dhe detyrat e saj për të ushtruar presion ndaj agresorëve dhe t'i detyrojë ata që të respektojnë armëpushimin në Al-Hudejda të Jemenit.

Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit gjithashtu paralajmëroi se në rast të vazhdimit të sulmeve të agresorëve, ushtria dhe forcat e Ansarullah të Jemenit do të përdorin raketat e reja balistike vendore.

Jahja Sari'e, zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit, gjithashtu ka thënë: "Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit nuk kanë sulmuar rafinerinë e Adenit dhe forcat ajrore të lëvizjes Ansarullah gjatë disa ditëve të kaluara nga kanë kryer kurrfarë operacioni.