Princi saudit kritikon tërheqjen e SHBA nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84810-princi_saudit_kritikon_tërheqjen_e_shba_nga_siria
Në një intervistë me BBC, princi saudit Turki al-Faisal tha se tërheqja e trupave amerikane nga Republika Arabe e Sirisë do të çonte në përkeqësimin e situatës në këtë vend të Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 14, 2019 14:09 Europe/Tirane
  • Princi saudit kritikon tërheqjen e SHBA nga Siria

Në një intervistë me BBC, princi saudit Turki al-Faisal tha se tërheqja e trupave amerikane nga Republika Arabe e Sirisë do të çonte në përkeqësimin e situatës në këtë vend të Lindjes së Mesme.

Al Faisal theksoi: "Veprimet e SHBA-së nga këndvështrimi im do të komplikojë më tej çështjen dhe do të forcojë më tej jo vetëm iranianët, por edhe rusët dhe Bashar Asadin. Pra, nga kjo perspektivë, sigurisht, është një zhvillim shumë negativ ". Princi Faisal më tej shtoi se dorëheqja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes Jim Mattis, që supozohet se u shkaktua nga vendimi i Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat nga Siria, nuk ka gjasa të ndihmojë situatën. "Natyrisht, ai nuk ishte dakord me administratën Trump mbi politikën ndaj Sirisë, kështu që në atë kontekst mbetja e tij do të ishte një shenjë më pozitive e angazhimit ndaj kësaj politike", shtoi princi saudit.